MENU
klinika

Mesazhi për luftën antikorrupsion

I dërguari i SHBA “injoron” Bardhin e Bashën, takon Tabakun

03.10.2023 - 17:15

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar sot një mesazh të fortë në kampin blu. Edhe pse ka disa muaj që ka mbërritur në Tiranë, i ngarkuari me Punë i SHBA, David Wisner, nuk ka takuar asnjë prej “liderëve” të pretenduar të PD.

Berisha padyshim është në listë të zezë dhe nuk bëhet fjalë që të takohet me të, por duket se zv/ambasadori ka injoruar si Bashën ashtu dhe Bardhin. Ai ka vendosur të takohet me Jorida Tabakun.

Deputetja demokrate Tabaku theksoi se është e rëndësishme që procesi i integrimit Europian të jetë një hop cilësor për shqiptarët dhe që qytetarët të prekin realisht mundësinë transformuese të këtij procesi. Ligji i ri miratuar me votat e dy kahëve politikë miratuar në fund të sesionit të shkuar, ky ligj i jep mundësinë parlamentit që të jetë drejtues në këtë proces.

Gjatë diskutimit u theksua nevoja e qeverisë shqiptare për të forcuar luftën kundër korrupsionit që është kush prioritar jo vetëm për integrimin por gjithashtu edhe për të pasur një Shqipëri konkurruese dhe që përthith investimet e huaja nga SHBA. Tabaku iu referua deklaratës së presidentit Biden se korrupsioni është rrezik real për sigurinë kombëtare të vendit duke u shprehur se sot Shqipëria vuan nga ky rrezik dhe parlamenti duhet të udhëheqë një përpjekje për të luftuar korrupsionin.

Përpos kësaj në fokus ishin edhe çështje si siguria kibernetike, çështjet e pronës dhe respektimi i sundimit të ligjit që janë shtylla të tjera të rëndësishme mbi të cilat ngrihet dhe procesi i anëtarësimit. Për deputeten demokrate performanca e deritanishme e SPAK është tejet pozitive por nevoja e shqiptarëve është që kjo betejë të vazhdojë akoma që askush mos të mendojë se praprekshmëria është reale dhe e mundshme.