MENU
klinika

Albano Bogdo shpërthen ndaj kritikuesve

“I kërkoj falje…, por unë nuk e tërheq deklaratën!”

06.10.2023 - 12:06

Disa ditë më parë, një deklaratë e Albano Bogdos në emisionin e tij ndaj ku ofendonte Beatrix Ramosajt me fjalët “ Kush është Alban Ramosaj? Alban Ramosaj është ai që i q*** motrën në Big Brother VIP”, sollën reagime të shumta kundër moderatorit.

Shumë personazhe publik i kërkuan Albanos që të tërheqë deklaratën dhe të kërkojë falje publike. Po ashtu edhe Beatrix, tha se do të merrte masa ligjore ndaj tij.

Por duket se ish-aktori i “Klaniforianias” nuk do të tërhiqet pas, madje ai ka reaguar ashpër në një videolive në TikTok, ku i konsideron kritikuesit e tij plehra që nuk kanë pikë morali.

“Mu çuan të gjithë moralistet e Shqipërisë, që në të vërtetë nuk kanë pikë morali si njerëz. Pikë morali, se unë i njoh më mirë se ju.

U çuan të gjithë moralistat e Shqipërisë dhe më kryqëzuan mua sikur kam bërë 20 vrasje, sikur kam vjedhur 20 banka, a thua sikur kam vjedhur kombin.

Për 1 fjali që thash, për një fjali ku nuk kam gënjyer. Por asaj vajzës jo tek e tek, por për shqetësimin publik që mund të ketë pasur, i kërkoj falje me shpirt për mesazhe që mund ti kenë shkuar. Vetëm për shqetësimin që mund të ketë pasur nga këta plehra këtu në Shqipëri, të cilët ishin të njëjtët që e shanin para dy vitesh”, tha Albano.

Por disa minuta më vonë, në një tjetër video ai deklaron se nuk do ti kërkojë falje Beatriks pasi nuk ishte ai që e furi në Big Brother dhe nuk kishte arsye për ta bërë një veprim të tillë.

“Dil kërko falje publike, dil bëj ashtu, dil kërkoji falje asaj gocës. Për çfarë t’i kërkoj falje? A e futa unë në Big Brother? A e shtriva dhe e zhvesha unë? Për çfarë?

Unë raportoj lajm sepse kam një emision satirik. Shoh ndonjë gjë dhe e them aty”, shtoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E hoqi nga Instagrami bashkë me Donaldin

Romeo Veshaj ironizon Bora Zemanin


Autoritetet argjentinase përjashtojnë vetëvrasjen

Vdekja e Liam Payne kthehet në një thriller policor

Si çifti rigjetën dashurinë pas martesave të dështuara

Pas rrëfimit të Gent Laskut, Eneda Tarifa zbulon takimin e parë

Parashikimet e tij kanë bërë bujë në rrjete sociale!

A e parashikoi ‘Simpsons’ fitoren e Donald Trump?