MENU
klinika

2 të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë

Identifikohen 4 raste zjarrvënie në Durrës

04.10.2023 - 11:07

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Durrësit pas identifikimit të 4 rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Hamallaj, Agonas dhe Bago.

Në pranga ranë H. X., 69 vjeç dhe A. V., 49 vjeç, të dy banues në fshatin Hamallaj, pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 10 dynym tokë arë, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë.

Ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë Xh. Ç., 60 vjeç dhe E. B., 61 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave në fshatrat Agonas dhe Bago, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 1.4 dynym tokë arë dhe tokë e mbjellë me ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë.