MENU
klinika

Nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja

Kapet me drogë dhe një sasi të madhe parash Ariel Rraja

27.10.2023 - 11:35

Nuk kanë fund bëmat e fisit Rraja, pas dhunës barbare disa muaj më parë ndaj kushërinjëve Maja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja është kapur me drogë dhe shuma parash në Tiranë.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Ariel Rraja, i cili është djali i Flamur Rrajës, vëllait të ish deputetit.

Mësohet se 22-vjeçarit nga fshati Nikël i Krujës iu gjet në makinë kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan nga policia.

“A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njofton policia.

Risjellim në vëmendje se fisi Rraja më 6 korrik dhunuan barbarisht në ambientet e një lokali dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja duke i shkaktuar fraktura të rënda në kokë dhe trup. Dy kushërinjtë ishin ankuar se guroret në pronësi të vëllezërve të ish deputetit socialist Rrahman Rraja po iu dëmtonin banesat. Kjo ka bërë që “të fortët” e Niklës të mos përmbahen dhe të dhunojnë brutalisht me shkopa bejsbolli dhe me qytë arme dy kushërinjtë.

Të përfshirë në skandal ishin vëllezërit e Rrahman Rrajës, djali dhe nipat e tij. Ish deputeti u ‘detyrua’ të dorëhiqet pas publikimit të videos së dhunës që ushtronin familjarët e tij.

Videoja është filmuar nga vetë pjesëtarët e fisit Rraja. Duke e ndier veten të paprekshëm Rrajat donin t’ia bënin të qartë të pambrojturve se çfarë u ndodh nëse ankohen për guroren në Borizanë në pronësi të Përparim Rrajës, kushëririt të deputetit socialist Rrahman Rraja.

Në videon e dhunës barbare filmuar nga vetë pjesëtarët e grupit Rraja, Rexhep Rraja dallohet me shkop bejsbolli në dorë teksa qëllon brutalisht Bilbil Majën. Madje dhuna vazhdon edhe kur ky bie në tokë pa ndjenja dhe i mbuluar me gjak në verandë, në përpjekje për tu larguar.

Deri tani për dhunën brutale që anëtarë të fisit Rraja ushtruan drejt dy kushërinjve, Bilbil dhe Jashar Maja janë arrestuar 4 persona, ndërsa 4 janë shpallur në kërkim mes tyre dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja.

Ndërkohë, në muajin shtator, Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me dhunën ndaj Bilbil e Jashar Majas në Borizanë të Krujës.

Ndryshe nga nisja e hetimit për “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim” pas publikimit të dhunës me shkopinj bejsbolli prokuroria ka vlerësuar që hetimit duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.

Ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve. Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin