Për shumë njerëz të kujdesesh për veten do të thotë të vishesh me tendencat e fundit, të bësh trajtime bukurie apo të ndryshosh modelin e flokëve çdo muaj. Por mos harroni se ajo që pasqyrojmë jashtë është rezultat i asaj që fsheh nga brenda organizmi.
Sipas ekspertëve të shëndetit, shëndeti i mirë nis me sistemin tretës i cili shërben si mburojë për organizmin. Ai është i lidhur direkt me trurin, por edhe me shëndetin e përgjithshëm: duke shkaktuar si rrjedhojë: ankth, luhatje të humorit, probleme me lëkurën, , infeksione të shpeshta, madje dhe diabet. Për këtë arsye duhet t’i kushtoni rëndësi detoksikimit të zorrës së trashë. Dhe për ta bërë këtë të fundit, ju mjaftojnë ushqimet e mëposhtme:
Perimet me gjethe jeshile: Spinaqi, lakra jeshile, sallata jeshile dhe ajo Caesar, lakra e Brukselit dhe selinoja janë disa nga perimet që ju ndihmojnë të pastroni zorrën e trashë. Perimet jeshile përmbajnë klorofil, i cili eliminon bakteret e akumuluara në zorrën e trashë dhe shëron muskujt e traktit gastrointestinal.
Hudhra: Hudhra ka veti mjaft të dobishme për pastrimin e sistemit tretës. Ka veti antivirale, antibakteriale dhe anti-parazitare, të cilat ndihmojnë për të hequr toksinat dhe parazitët nga zorra e trashë.