Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka reaguar sot lidhur me emisionin “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala, e cila një ditë më parë publikoi dosjen e plotë të SPAK për privatizimit të kompleksit Partizani, për të cilën Malltezi ndodhet në burg i akuzuar për korrupsion pasiv dhe larje parash.
Në dosjen e plotë të SPAK publikuar në emisionin “Në Shënjestër” thuhet se ‘Klubi i Futbollit Partizani’, i ndodhur në rrugën ‘Frosina Plaku’ me sipërfaqe 28 000 m2, emërtohej prona me nr. 11 dhe ent përgjegjës ishte Komanda e Mbështetjes Logjistike. Një muaj pas marrjes së detyrës si ministër i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i drejtohet me një shkresë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, Genc Ruli, ku i bën me dije se “sipas studimit të bërë nga Ministria e Mbrojtjes, bazuar në strategjinë e zhvillimit të Forcave të Armatosura dhe në kuadër të ristrukturimit të tyre, është konkluduar që këto terrenet sportive të ish kompleksit sportive “Partizani” të mos përfshihen në planet e përhapjes së FA. “Për këtë arsye kërkojmë mendimin e METE për veprime të mëtejshme në lidhje me administrimin e kësaj prone. Por ndërkohë që kishte nisur ky shkëmbim informacionesh midis dy dikastereve që kishin në dorë fatin e Kompleksit ‘Partizani’, njëkohësisht me këto lëvizje brenda dy ministrive, hyn në lojë Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryeministrit të kohës Sali Berisha”, thuhej në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes. “.
Nga ana e tij Malltezi deklaron se “Asnjë ndërhyrje nuk ka pasur nga Jamarbër Malltezi në procesin e privatizimit dhe megjithë akuzat, as dacibao e GJKKO nuk citon asnjë proveë që të tregojë se Abi Malltezi ka ndërvepruar me ministritë apo institucionet e tjera për t’i shtyrë në këtë proces. Paragrafët e mësipërm janë shkëputur nga dacibao e GJKKO. Mashtrimi është evident nëse i referoheni faqes 10 te vendimit te GJKKO ku janë cituar te njëjtët paragrafë, dhe ku emri i Malltezit sigurisht që mungon”.
Sipas tij, ndërsa kërkesat për privatizim të bëra gjatë viteve 2000-2005 nga familja Saliaga dhe pronarë të tjerë kishin rënë në vend të shurdhët, procesi i privatizimit kërkohej edhe nga subjekti qe posedonte klubin pa pasur asnjë tagër ligjor mbi ambientet e tij, siç vihet ne dukje qartë edhe nga dosja e GJKKO.
“Konkretisht, fillimi I procesit te privatizimit nga ka nisur nga qeveria Nano (ministrat Angjeli, Klosi e Majko) ne 2005. SPAK i disponon këto dokumente pasi i janë bere prezentë ne kallëzimin e bërë nga Abi Malltezi kundër Ballës, por nuk i citon ato. Fatmir Mediu, i dekretuar ministër ne 7.9.2005, ka vijuar me procesin e nisur nga qeveria e mëparshme. Presidenti i shoqërisë aksionere qe kish marre emrin KP (e cila nuk kishte asnjë lidhje me shtetin), i drejtohet Ministrisë së Mbrojtjes duke i kërkuar privatizimin e klubit vetëm pak ditë me vone, ne date 26.9.2005 (shih fq 41 te vendimit GJKKO). Ministri Mediu komunikon me METE ne lidhje me mënyrën e desponimit të ambienteve të KP në datë 12.10.2005 dhe me pas i propozon po të njëjtës ministri miratimin e privatizimit të KP, në datë14.11.2005 (fq.10 e vendimit të GJKKO)”.
Malltezi vijon më tej duke thënë se siç del nga vete dosja e GJKKO, pronarët e truallit i janë drejtuar Ministrit Mediu, 2-3 muaj me vone nga nisja e procedurave te privatizimit dhe nisur nga informacioni qe kishin marrë nga një shkrim i Gazetës Shqiptare (f. 10-11 e vendimit te GJKKO). Me shkresën e datës 6.1.2006 ata e informojnë ministrin Mediu se kanë të drejtë parablerje në rast privatizimi, shkrese te cilës ministri i përgjigjet në datë 16.1.2006 (fq 10, 11 e vendimit).
“Nëse shtysa për privatizimin e klubit do te kish qene nga Jamarbër Malltezi, pronaret e tokës do te duhej ti kishin paraprirë letrës se ministrit Mediu, ose me se paku asaj te subjektit tjetër. Por ka ndodhur e anasjellta, gjë që provon se pronarët nuk kanë pasur informacion paraprak për nisjen e privatizimit, por kanë reaguar kur kanë marrë vesh nisjen e procedurave”, thotë më tej Malltezi.
Në dosjen e plotë të SPAK të publikuar “Në Shënjestër” thuhet më tej se “Ende pa u shprehur, Ministria e Mbrojtjes, se çfarë do të ndodhte këtë pronë, Jamarbër Malltezi zgjidhet përfaqësues i disa prej pronarëve të truallit. Përmes kontratave noteriale, ata i dhanë 3-5 % të pasurisë së tyre të paluajtshme, për krijimin e një fondi rezervë për përballimin e shpenzimeve emergjente dhe të paparashikuara.”
Malltezi lidhur me këtë pjesë të dosjes deklaron se “Siç vërtetohet nga fq 11 e dacibaos, kjo prokurë u lidh pasi pronaret morën përgjigje nga MM, ku informoheshin se klubi do te privatizohej”.
Në qershor të 2008, Këshilli i Ministrave propozoi në Parlament ndryshime në ligjin Për Sportin. Në këtë ligj, parashikohej, që “terrenet sportive, mund të privatizoheshin nga pronarët e truallit.
Sipas Malltezit “Neni31§2 para ndryshimit. “Objektet sportive jepen me koncesion apo privatizohen, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni, në përputhje me ligjin nr.7973, datë 26.7.1995 “Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”. Neni 31§2 pas ndryshimit: Objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, kur ka të tillë, në të kundërt, jepen me koncesion, në përputhje me ligjin nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni.”.
Ne paragrafin e dyte, ndryshimi u ka mundësuar pronareve te truallit te mos përjashtohen nga e drejta e privatizimit dhe te ushtrojnë te drejtën e parablerjes sipas të gjitha ligjeve te miratuara nga qeveritë socialiste e demokrate në lidhje me kthimin e kompensimin e pronave. Në thelb kjo nuk ishte një e drejtë e re e krijuar në legjislacionin shqiptar, por njehsim i qëndrimit të ligjit të pronave me atë të sporteve, thuhet në dosjen e plotë të SPAK të publikuar në emisionin “Në Shënjestër”.
Malltezi i është përgjigjur edhe akuzës për ndryshimin e VKM 1638 datë 17.12.2008 ‘”Për kriteret e vlerësimit te pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes”, që ndryshoi metodologjinë e pagesës 20% në lekë dhe 80% ne bono privatizimi dhe letra me vlerë me qëllim që familja Begeja te privatizonte klubin me bono privatizimi, pra me lire, është një alogjizëm tjetër.
“Sqaroj se pavarësisht emërtesës, privatizimi kish të bënte vetëm me blerjen e ndërtesave të rrënuara, pasi toka u ish kthyer pronareve përpara privatizimit. Privatizimi i ndërtesave të KP ka kushtuar afërsisht 800 mijë dollarë, nga të cilat klubi shume-sportesh 700 mije dollarë dhe klubi i futbollit 100 mije dollarë. Nga këto, vetëm një muaj para miratimit të kësaj VKM, familjet pronare kishin paguar 700 mije usd ne para dhe jo ne bono, për privatizimin e ndërtesave te shumësportëshit (sipas kontratës 3238 Rep, 562 kol, date 4.11.2008). Kjo shume përbente gati 90% te vlerës se përgjithshme te privatizimit. Skema e VKM u aplikua vetëm mbi pagesën prej 100 mije dollarë te privatizimit te klubit te futbollit. Nëse do te kish pasur ndikim te paligjshëm, informacion te shkëmbyer ne rruge familjare midis Berishës dhe Malltezit, ky i fundit do te priste edhe një muaj dhe t’a paguante vlerën prej 700 mije USD me bono sipas VKM. Por SPAK e anashkalon këtë fakt dhe nxjerr si prove procesverbalin e mbledhjes se qeverise, i cili nuk provon asnjë shkelje ligjore, por vetëm reformat e qeverise. Shtoj se bonot e privatizimit jane përdorur qe prej miratimit te tyre ne fillimet e viteve ’90, si një forme e rëndësishme e pagesave për privatizimin e apartamenteve e ndërmarrjeve shtetërore ne te gjithë vendin dhe nga ato kane përfituar qindra mijëra qytetare”.
Ne lidhje me akuzat e SPAK se Berisha suprimoi KKP dhe krijoi një agjenci të tërë në mbarë vendin (AKKP) vetëm për të favorizuar familjen e dhëndrit, Malltezi thotë se: “Krijimi i Agjencisë ishte reformë që synonte të rriste llogaridhënien e qeverise. Mazhoranca e PD i kishte të gjithë mundësitë të ruante formulën e vjetër te kompozimit të KKP dhe të ndryshonte anëtarët e saj, por zgjedhja për të krijuar një organ të ri ishte qartazi reformë që synonte të rriste efektshmërinë e sektorit. Nëse Familja Begeja dhe familjet e tjera pronare kanë marrë 3 apo 4 vendime prej AKKP, qe prej vitet 1995-’96 e ne vazhdim, ato kane marre me dhjetëra vendime për njohjen e kthimin e pronave nga KKP, e gjykatat. Edhe vendimi i datës 26.01.2006 i KVKKP Tirane, qe i ktheu familjes Begeja 11740m2 te njohura me pare, u mora nga KKP e përberë nga anëtare te zgjedhur nga mazhoranca e mëparshme e PS dhe jo nga AKKP e re”.
Malltezi është përgjigjur njëkohësisht edhe për dëshminë e Isa Tares i cili tha se i është ofruar një apartament në këmbim të dhënies së firmës për privatizimin e kompleksit dhe Vladimir Qirjazit.
“Njeri, qe duhet te ruante pronën funksionale e pa zaptues, thotë se i kane ofruar një apartament, por nuk e mban mend se kush ia ofroi, a thua se i kanë ofruar një kile molle. Tjetri, Vladimir Qirjazi, drejtoria e te cilit duhet ta kish marre klubin ne dorëzim qe prej 2000, pra t’a kish futur ne inventarin e Ministrisë së Mbrojtjes, por refuzonte t’a bënte këtë edhe pse ky ishte nje detyrim taksativ ligjor, duke shkaktuar kështu dem financiar, thotë se më kanë marrë në telefon për të më bërë presion, por nuk me kujtohet se kush (f.93). Te gjitha veprimet e tij penguese, Qirjazi i kryente në një kohe kur pronaret kishin paguar çmimin e privatizimit te klubit. Ato kishin për qellim mos-dorëzimin e pronës aty ku e përcaktonte ligji, por zgjatjen e gjendjes se paligjshmërisë e cila nuk kish sjelle kurrë asnjë cent në shtet”, thotë Malltezi.
Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha u ndal edhe te akuza e SPAK për përvetësimin e pishinës, pjesë të kompleksit Partizani.
“Pishina ishte pjese integrale e KP dhe si e tille pronaret ishin te detyruar t’a privatizonin, pasi ajo nuk mund te ndahej nga tërësia e klubit. Kuadri ligjor përcaktonte se kur pronaret kishin me shume se 70% te truallit te objektit qe privatizohej, ata kishin te drejtën e parablerjes se pjesës tjetër, por ndarja e pjesëve nuk ishte e parashikuar ne ligj. Pronarët nuk kishin asnjë interes t’a blinin pishinën, pasi ajo ishte e zaptuar dhe me mbivendosje ne ZRPP, por blerja e saj ishte detyrim. SPAK nuk e konteston këtë fakt, por thotë se një akt nënligjor qe i jepte te drejte kryeregjistruesit te fshinte regjistrime hipotekore, te cilat ishin bere pa dokumente te rregullta pronësie, favorizoi privatizimin e KP nga pronaret. Gënjeshtër e pastër. Pishina në fjalë, që ishte objekt shtetëror, kishte kaluar tek te tretet ne regjistrin e pronave, pa dokumentet provues qe kërkoheshin nga ligji për te provuar tagrat e pronësisë. E thëne ndryshe prona ishte tjetërsuar në mënyrë te paligjshme dhe po i paligjshëm kish qënë dhe regjistrimi i saj ne ZRPP. SPAK/GJKKO tundin faktin se Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi me pas dispoziten e aktit ligjor qe i jepte tagrin e fshirjes krye regjistruesit, por me stilin e gjyqeve te posaçme fsheh faktin se ne mënyrë të pavarur nga regjistruesi, ishin gjykatat ato qe konfirmuan se origjina e pronës se uzurpuese te pishinës kish qene e falsifikuar. Pavarësisht se paguan për privatizimin e pishinës, pronaret e KP u enden 7 vjet gjyqeve për te zgjidhur konfliktin me uzurpuesit e saj. Ne fund të kalvarit, gjykatat provuan me vendim të formës se prere se uzurpuesit e posedonin pishinën bazuar mbi nje tjetërsim dhe regjistrim te paligjshëm. Te gjithë këto dokumente, e vendime gjyqësore janë pjesë e dosjes se provave te drejtësisë qe vetëm për prova nuk do t’ia dije”.
Në dosjen e plotë të SPAK të publikuar në emisionin “Në Shënjestër” thuhet gjithashtu se “Në dokumentet që studio noteriale nuk i kishte dorëzuar në institucionet shtetërore, ishin mbajtur shënim pagesat e dividentëve për Jamarbër Malltezin, në një kohë që ai nuk ka qenë ligjërisht, ortak i shoqërisë.”
Lidhur me këtë akuzë, Malltezi shprehet se “Zyra e nënkontraktuar për financën ka mbajtur një bilanc të vetëm qe prej fillimit te investimit dhe ka deklaruar rregullisht ne tatime dhe çdo institucion tjetër çdo të ardhur te krijuar, ne cilindo zë financiar. Ne momentin kur Jamarbër Malltezi ka tërhequr dividend, janë paguar tatimet përkatëse dhe shuma është derdhur ne llogarinë e tij me banke. Për këtë transaksion banka kërkon depozitimin e aktit justifikues të origjinës të të ardhurave dhe për ketë qellim është depozituar pranë bankës akt-marrëveshja e investimit me emrat dhe nënshkrimin e te tre investitorëve. Po ashtu, bilanci i miratuar, ne baze të të cilit JM kish tërhequr dividend, është regjistruar pranë QKB se bashku me referencën e aktmarrëveshjes noteriale ne fjale. Shuma te tjera te tërhequra si hua apo si pagesa për shërbime te ndryshme, janë bërë po ashtu me banke. Për te gjitha pagesat, konsulence, apo dividend, janë bere deklarimet dhe janë paguar detyrimet tatimore përkatëse sipas legjislacionit ne fuqi. Tabelat e titulluara ‘Jamarbër Malltezi’, total pagesa për Divident 2011-2022’ përmbante pretendime midis ortakeve, te ngritura ne 2022, ne momentin kur shoqëria po I afrohej fundit te aktivitetit. Ato përfshinin pagesa për konsulenca (qe kane qene realisht të tilla dhe te cilat ishin deklaruar me pare rregullisht, dhe qe për këtë arsye zyra e financës ka refuzuar t’i njohe si pjesë e dividendit), shërbime të ndryshme (ndërtimi, rregullimi territori pranë kompanisë Magnet Imo), etj. Zyra e financës ka marrë parasysh ato zëra te cilat kanë qenë të dokumentuara me dokumentet përkatëse provuese sipas ligjit dhe ka refuzuar pretendime që kanë qenë të pa-argumentuara. Rregullimi i marrëdhënieve financiare midis ortakeve është një praktike normale, por Jamarbër Malltezi ne asnjë rast nuk ka marre shuma cash te padeklaruara, dhe nuk ka pasur as arsye dhe as interes t’a beje këtë. Eshte fakt se dhe pas dorëzimit te këtij dokumenti, tek zyra e financës, kjo e fundit ka bere prapësime dhe ka hartuar dhe dorëzuar bilancin vjetor, duke futur ne te vetëm ato pretendime qe ishin te bazuara ne dokumentacionin përkatës. Edhe shuma e pretenduar e dividendit nuk është reale. Ajo është një fotografim i momentit kur janë sekuestruar disa kompjutera, dhe jo i llogarive përfundimtare te shoqërisë, por për te qene e sakte me shifrat, ky problem do te sqarohet ne ditët në vijim. Por një gjë është e qartë si drita e diellit. Të gjitha sa me sipër, dinamika e marrëdhënieve e pasqyruar ne dosje, hedh poshtë çdo dyshim se Jamarbër Malltezi ka qenë ortak fiktiv. Ai ka qene pjese aktive e investimit dhe fitimet e tij janë te ligjshme e te krijuara nga dividend”.
Një tjetër akuzë e SPAK ka të bëjë me mos deklarimin nga ana e bashkëshortes së Jamarbrit, Argita Malltezi të të ardhurave të bashkëshortit në ILDKP.
“Sqaroj se Argita Malltezi ka deklaruar çdo pasuri të vetën, dy vite para se ligji ta kërkonte dhe me pas ka deklaruar çdo gjë sipas ligjit. Sipas ligjit deklarimi i saj është si person i lidhur me zyrtarin dhe detyirmi I deklarimit nuk shtrihet për pasuritë dhe interesat e personave te lidhur me personin e lidhur. Pra ligji nuk i kërkon asaj të deklarojë për pasuritë e bashkëshortit, pasi ajo nuk mban vete direkt pozicion zyrtar. Komisarët e SPAK/GJKKO e dine shume mire këtë gjë. Kur thonë se Argita Malltezi nuk ka deklaruar dividend për X vit, ata deklarojnë një fakt te ligjshëm: Ajo nuk ka deklaruar sepse dividendi nuk i përket asaj.