MENU
klinika

Në qendrën e rehabilitimit trajtohen 200 persona

Korçë, rritet numri i të sëmurëve mendor

20.10.2023 - 12:21

Shëndeti mendor është kthyer në një shqetësim, pasi ka rritje të numrit të rasteve të personave që kthehen edhe në rrezik për shoqërinë.

Mjekja psikiatre Nikolina Bode, tha se sot ka shumë persona që bëhen kontingjent dhune të formave nga më të ndryshme.

Ndërkohë aktualisht në qendrën e rehabilitimit në Korçë, mjekët bëjnë me dije se trajtohen rreth 200 persona.

“Sot ka shumë persona që bëhen kontingjent dhune të formave nga më të ndryshme. Kemi parë abuzime fizike, grabitje, rrëmbim abuzime seksuale. Por kjo është e lidhur ngushtë me kontingjentin e përdorimit të substancave narkotike dhe alkoolin. Nëse kjo fillohet në moshë të hershme e deformon individin, dhe tiparet e personalitetit, por jep edhe probleme të shëndetit mendor,. Kjo përkeqësohet edhe nga fakti se për një kohë të gjatë nuk janë trajtuar”, tha ndër të tjera mjekja psikiatre.