MENU
klinika

“Pretendimet e Serbisë janë të rreme”

Kryeministri i Bosnjes mohon se armët për sulmin në Banjskë u morën në Tuzla

06.10.2023 - 09:59

Kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikshiq, ka mohuar sot se armët e përdorura në sulmin ndaj policisë së Kosovës kanë ardhur nga Tuzla.

kosove“Dua të them me zë të lartë dhe qartë se këto pretendime janë të rreme dhe si të tilla nuk mund të mbështeten me asnjë provë”, tha Nikshiq sipas Klix.

Ai theksoi se Serbia nuk duhet të kërkojë alibi për veprimet e saj në Bosnje dhe Hercegovinë.

“E kuptoj që Serbia ka qenë e ekspozuar ndaj shumë presioneve dhe dënimeve nga vendet demokratike në ditët e fundit, por kjo nuk do të thotë se mund të kërkojë alibi për veprimet e saj në Bosnje dhe Hercegovinë. Serbia nuk mund të marrë përgjegjësinë për furnizimin me armë, trajnimin e formacioneve paraushtarake dhe grupeve të qytetarëve serbë që shkaktuan konfliktin e armatosur në veri të Kosovës nga kjo anë e kufirit”, tha Nikshiq.

Ai tha se plani i strukturave serbe ishte që një pjesë e përgjegjësisë t’ia kalonin Bosnje-Hercegovinës.

“Por ata i nënvlerësuan autoritetet në Bosnje-Hercegovinë. Duke pasur parasysh situatën politike në vendin tonë, ata ndoshta kanë vlerësuar se nuk do të ketë një reagim adekuat, të shpejtë dhe të saktë të bazuar në fakte, por na kanë nënvlerësuar”, theksoi Nikshiq.

Ndërsa shtoi: “I bëj thirrje Serbisë që të punojë në mënyrë transparente”, dhe theksoi se beson se në Beograd e dinë se kush qëndron pas sulmit.

“Ne i bëjmë thirrje Serbisë që në mënyrë transparente të hetojë shkaqet e vërteta dhe të zbulojë publikisht organizatorët dhe nxitësit e vërtetë të sulmit terrorist, sepse ne e dimë se ata e dinë se kush është”, tha Nikshiq.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmet në Veri ku u vra një polic

Albin Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë!

Presidenca e Kosovës i përgjigjet deklaratave të Ramës

“KFOR-i mbështet institucionet, nuk merr përsipër sigurinë në vend”

Vrasja nga terroristët serbë e policit në Veri

“BE e gatshme të konsiderojë masat ndëshkuese ndaj Serbisë”