MENU
klinika

Pas largimit nga “Portokalli"

Ku do ta shohim së shpejti Rezart Veleshnjan?

26.10.2023 - 09:06

Rezart Veleshnja, pas shumë vitesh si pjesë e “Portokalli”, këtë sezon nuk u shfaq si pjesë e programit të humorit, teksa më pas njoftoi edhe largimin e tij.

Sot, i ftuar në “Një gotë Rose” me Rozana Radin, aktori i njohur, ndër të tjera, bëri me dije edhe programin e ri ku do ta shohim dhe do jetë pikërisht në MCN TV.

Veleshnja zbuloi se do jetë pjesë e “Xhadave”, teksa sipas tij do të ketë një pjesë shumë të mirë aty, me kërkesë të autorit të emisionit, duke dhënë edhe një ide e rolit që do të luajë.

Aktori do të jetë krah dy moderatoreve të “Xhadave”, ndërsa ka bërë me dije se ka edhe plane të tjera në këtë televizion. /News31

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas ndarjes së bujshme, tashmë në krah të dikujt tjetër

Rezart Veleshnja pranon për herë të parë se është në një lidhje

"Krimineli dhe politikani nuk kanë ndonjë ndryshim të madh"

Aktori i njohur Rezart Veleshnja shpërthen pas shembjes së Teatrit