MENU
klinika

Asnjë nuk e vuri re!

Rezart Veleshnja bën gafën ‘live’ teksa prezantonte modelen

03.11.2019 - 10:25

Emisioni “Shiko kush luan” ka nisur me një gafë.

Ishte njëri nga kapitenët, aktori i humorit Rezart Veleshnja, ai që ngatërroi emrin e shokut të skuadrës.

Shiko minutën 6:00

Teksa po i prezantonte të gjithë me radhë, Rezi u bë “lëmsh” me emrin e modeles Kejvina Kthella. Ai iu referua asaj me mbiemrin Shtylla, duke e ngatërruar me moderatoren Nevila Shtylla, e cila prezanton “E diell”.

Për të dalë nga situata, Rezi ia “ngjiti” fajin modeles duke i thënë se e dinte që ajo të bënte gafë kështu që e nisi ai vetë.

“E di pse e thashë ashtu, sepse t’i do bëjë lapsus prandaj e thashë ashtu.”