MENU
klinika

"Ju falenderoj të gjithëve për kritikat, urimet, mbështetjen dhe memet..."

Rrugëtimin e tij në BBV3, Ledion Liço e përshkruan kështu

22.05.2024 - 12:56

Ndërsa të shtunë mbrëma do të transmetohet drejtpërdrejtë finalja e madhe e “Big Brother Vip”, natë e cila premton shumë surpriza dhe emocione, Ledion Liço ka gjetur rastin të përshkruajë me disa fjalë eksperiencën dhe rrugëtimin e tij gjatë këtyre muajve si prezantues i këtij formati.

Në një postim në Instagram ai ka publikuar një video përmbledhëse me momentet më gazmore dhe epike të tij gjatë prezantimit live të spektaklit. Ai ndër të tjera ka gjetur rastin të falënderojë edhe ndjekësit apo mbështetësit për kritikat, urimet dhe meme-t për të cilat ai është bërë virale kudo në rrjete sociale, kryesisht në Tik Tok.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledion Liço (@mr.ledionlico)


“Ka qenë një nga rrugëtimet më të bukura që kam përjetuar dhe për këtë i jam mirënjohës të gjithë atyre njerzve të mrekullueshëm që e bëjnë këtë program kaq të dashur. Ju falenderoj të gjithëve ju, shikuesve dhe tifozëve të këtij super-programi për sugjerimet, kritikat, urimet, mbështetjen dhe memet, i dua të gjitha, dhe ju dua ju, të gjithëve. Faleminderit @sarahoxhaaa për ndihmën dhe udhëheqjen e shkëlqyer. Faleminderit @lorihoxha për besimin dhe mbështetjen e pakursyer në momentet më vendimtare!
Faleminderit, shihemi të Shtunën, në Finale”, shkruan Ledion Liço.

Krijoi një lidhje dashurie me Heidin në Big Brother Itali

“Sonte do të bëhet nami”, Massimiliano Varrese vjen sonte LIVE në Shqipëri

Ja bashkëpunimet me yjet e muzikës

Mozzik publikon albumin e tij

Sherri mes shokëve që nisi në lojë dhe vijoi jashtë BBV!

Meriton Mjekiqi prish miqësinë me Romeo e Donald Veshajn!