MENU
klinika

Moderatorja zbulon planin për vitin 2024

Arbana Osmani dhe Alketa Vejsiu do drejtojnë një emision së bashku?

07.01.2024 - 13:16

Moderatorja Alketa Vejsiu është shumë active në rrjetet sociale, ku ndanë me fasnat momente nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku n jë ndër ta I ka kërkuar asaj që të realizojë një podcast me moderatoren Arbana Osmani.

“Arbanën e duam në një podcast me ty dy (mbretëreshat) e ekraneve shqipfolëse”– ka shkruar fansi.

Ndonëse në vajzat punojnë në dy televizione “kundërshtare”, Akleta u shpreh e gatshme që të zhvillojë një projekt me Arbanën.

“Më shumë se e mirëpritur. Besoj do kishim shumë për të thënë, një brez, një fillesë, një pasion, bashkëkohëse të pandara që 14 vjec në media. Gjithmonë kam dashur të bëjmë diçka bashkë, e ftova dhe në Festival në 2020 por su bë dot e mundur. Duhet në fakt te dyja ta kemi një moment televiziv. Ta ideoj Arbana, unë e ndjek“- iu përgjigj Alketa.

Kujtojmë që prej kohësh në rrjet po qarkullojnë lajme se Arbana I ka prishur marrëdhëniet me “Top Channel” dhe si rrjedhojë nuk do të prezantojë as “Big Brother VIP 3”, i cili ndryshe nga herët e tjera këtë vit do të moderohet nga Ledion Liço.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një letër nga miku i saj i vogël

Big Mama përlotet dhe merr mesazhin e veçantë

"Nuk jam vajzë që ndaj çifte"

Egzona flet për raportin me Beatrix

Moderatorja ia vë ‘fajin’ banorëve

Arbana Osmani humb 2 mijë ndjekës në Instagram