MENU
klinika

Rreziqet

Kujdes me mesazhet zanore, ja pse nuk duhet të zgjasin shumë

13.10.2023 - 13:45

Me degimin i mesazheve zanore në WhatsApp tanimë është kthyer në një zakon të përditshmë për shumicën prej jush. A e keni menduar ndoënjeherë se cilat janë rreziqet e kësaj? Ndërsa mesazhet zanore shkëmbehen çdo ditë me më shumë se 200 milionë prej tyre të dërguara vetëm në WhatsApp, ekspertët e komunikimit paralajmërojnë kundër përdorimit të tepruar të kësaj mënyre komunikimi, duke theksuar se kjo mund të shkaktojë ankth dhe siklet tek marrësit.

Zakonet e këqija që lidhen me dërgimin e mesazheve zanore mund të krijojnë situata të sikletshme, veçanërisht në kontekste të tilla si puna, takimet e rëndësishme ose gjatë situatave ku dëgjimi është i ndërlikuar, si për shembull në transportin publik. Një nga rekomandimet e para ka të bëjë me kohëzgjatjen e mesazheve zanore. Shpesh, dërgimi i mesazheve tepër të gjata me zë mund të jetë i bezdisshëm për ata që i marrin ato.

Prandaj, është e këshillueshme t’i zbërthejmë ato në mesazhe më të shkurtra, veçanërisht nëse përmbajtja mund të komunikohet në mënyrë më efikase nëpërmjet tekstit të shkruar. Përveç kësaj, bëhet e ditur se WhatsApp ka prezantuar mundësinë e dëgjimit të mesazheve zanore me shpejtësi të lartë, pikërisht për të shkurtuar kohët e dëgjimit. Ndërkaq, shumë përdorues preferojnë të përgjigjen me mesazhe të shkruara në vend të mesazheve zanore, kështu që respektimi i kësaj zgjedhjeje është një shenjë e sjelljes së mirë. Përveç kësaj, është thelbësore të kuptohet se kur një mesazh zanor mund të jetë i papërshtatshëm, veçanërisht në situata të zhurmshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN