MENU
klinika

Tensionet në veri

Kush është turku që merr drejtimin e KFOR-it në Kosovë

10.10.2023 - 11:52

Sot merr detyrën e komandantit i ri i KFOR-it, gjeneralmajori turk Özkan Ulutaş për ta pasuar italianin Angelo Ristuccia.

Ai do të udhëheq KFOR-in në një mandat 1-vjeçar në kohën e tensioneve në veri të Kosovës.

Pas sulmit të Banjskës është marrë vendim për shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë. 200 ushtarë të ushtrisë britanike tashmë kanë arritur në Kosovë si përforcim i KFOR-it. Kështu ka bërë të ditur Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë përmes një postimi në platformën “X”.

Edhe Rumania do të dërgojë 100 trupa shtesë. Ardhja e turkut Ulutas në krye të KFOR-it nuk i ka pëlqyer fare Serbisë. Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha se Turqia është një promovuesit dhe mbështetësit më të mëdhenj të shtetit të Kosovës. Madje ai e ka quajtur Turqinë furnizues kryesor të armatosjes së FSK-së dhe përkrahëse e madhe e transformimit të saj në ushtri.

Edhe ish-diplomatët serbë konsiderojnë se Serbisë “nuk i shkon fare për shtati” që një gjeneral turk të kryesojë me KFOR-in. Derisa mediat e huaja raportojnë për raporte të mira ekonomike Ankara-Beograd, si dhe përmendin raportet me Prishtinën dhe furnizimin nga Turqia me dronë Bajraktar.

Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve anëtare të NATO-s, për sa i përket kontributit me personel.

Tensionet në veri kanë nisur që kur u dorëhoqën policët serbë në veri për të kulmuar me 24 shtator, pas një sulm nga një grupi të armatosur rëndë ndaj njësiteve policore të Kosovës, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe tre pjesëtarë të këtij grupi. Përgjegjësinë për organizimin e këtij grupi e ka marrë Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari i partisë më të madhe serbe në Kosovë, Listës Serbe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kosova dhe Serbia të përmbahen"

Sulmet në Veri, Turqia merr komandën e KFOR-it

Mes tyre 500 pjesëtarë të shërbimit turk nga batalioni i Brigadës 65

Tensionet në Veri, trupat e reja të NATO-s mbërrijnë në Kosovë!