Linda Halimin prej disa ditësh e shohim 24/7 në ekran, si një prej konkurrenteve të sezonit të dytë të “BBVK”, teksa që në hyrjen e saj, këngëtarja është konsideruar si pretendente, thjesht për nga fakti që është një prej emrave “Big” të formatit.
Deri më tani në fakt Linda nuk është përfshirë shumë në “dramat” e shtëpisë, por gjithsesi diskutimet e saj janë mjaft interesante, madje së fundmi i ka dhënë edhe disa këshilla dy prej banoreve të tjera, në lidhje me TikTok-un, platformë që Halimi ka ditur si ta shfrytëzojë shumë mirë.
Kështu, duke folur me Albën dhe Vesën, të cilat janë mjaft aktive gjithashtu në TikTok, Linda pasi i bëri disa pyetje, i tha se duhet të hyjnë me patjetër në video-t “live” të aplikacionit, aty që për ju që i keni parasysh, janë video-t ku zhvillohen sfidat me “gjuajtje”.
Sipas Lindës, ndjekësit e tyre, vetëm duke i parë sa të bukura janë dhe nisur edhe nga fakti që i pëlqejnë, do nisin t’i bëjnë dhurata dhe atyre thjesht i duhet t’i thonë faleminderit. Në këtë mënyrë, jo vetëm përfitojnë dhurata (që përkthehen në të ardhura), por fitojnë edhe ndjekës, që do t’i shohin më shumë video-t e tyre në vazhdim. E gjitha kjo pastaj mund të ndiqet edhe nga sfidat që përmendëm e që sigurisht mund t’i sjellin më shumë para.
Nga ana tjetër, pasi kuptoi që vajzat kanë miliona shikime e mijëra pëlqime në këtë platformë, Linda i sugjeroi që ta monetizojnë profilin (bëhet pasi ke më shumë se 10 mijë ndjekës) dhe po ashtu të lidhin me “Creaters fund”, që është një fond për të gjithë krijuesit origjinalë të TikTok e që shpërndan sërish para për video-t e sound-et e tyre që përdoren në apikacion.
Të gjitha këto, do të bëjnë që vajzat të fitojnë vetëm me “ekzistencën” e tyre, pa u lodhur shumë, madje mund të fitojnë shumë më shumë se profesionet që kanë. Dhe një personazh si Linda, që muzikën duket se e ka lënë në plan të dytë kohët e fundit (edhe pse pas BBVK me gjasë do t’i rikthehet) pikërisht për t’ju përkushtuar video-ve të fitness-it dhe live-ve në TikTok, epo me siguri e di cfarë thotë.