MENU
klinika

Vuçiç tenton të zhvendosë vëmendjen nga sulmi në Banjskë

Lista Serbe hedh ‘topin’ në fushën e Kosovës dhe kërkon zgjedhje në veri

13.10.2023 - 15:05

Po ashtu, theksoi Rakiç, vendimet politike janë marrë gjithmonë në koordinim me Serbinë dhe se këtë herë do të marrin parasysh këshillën e dhënë më herët nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç ka shprehur gatishmërinë për të mbajtur zgjedhjet në Veri të Kosovës. Në konferencën për media, Rakiç tha se topi tani është në fushën e Prishtinës, shkruan“Danas”.

Kjo duket qartë si një tentativë e Serbisë për të zhvendosur vëmendjen nga sulmi në Banjskë, e për rrjedhojë për të shmangur sanksionet e ndërkombëtarëve.

Po ashtu, theksoi Rakiç, vendimet politike janë marrë gjithmonë në koordinim me Serbinë dhe se këtë herë do të marrin parasysh këshillën e dhënë më herët nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

“Duhet që këta kryetarë dhe këshilltarë të rremë dhe të paligjshëm që prej muajsh ngacmojnë qytetarët tanë, menjëherë të japin dorëheqjen dhe të largohen nga ndërtesat tona sepse nuk janë përfaqësues të popullit tonë. Qëllimi i tyre i vetëm është të ngacmojnë qytetarët tanë”, tha Rakiç.

Ai paralajmëroi se jeta e popullit serb po vështirësohet çdo ditë e më shumë dhe se presionet ndaj serbëve dhe Serbisë janë të paprecedentë.

“Regjimi i Kurtit nuk ndalet së frikësuari popullin serb duke shkelur marrëveshjet, ligjet dhe të gjitha të drejtat e popullit serb. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe në këto kushte të pamundura të përpiqemi të përcaktojmë fatin tonë dhe të mbrojmë popullin”, tha Rakiç teksa shtoi se Lista Serbe gjithmonë merrte vendime politike në interes të qytetarëve.

Po ashtu, theksoi Rakiç, vendimet politike janë marrë gjithmonë në koordinim me Beogradin.

“Prandaj këtë herë do ta dëgjojmë këshillën e presidentit Vuçiç dhe sot po dërgojmë mesazhin se jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës dhe Metohisë, duke inkurajuar kështu një proces politik dhe dialog që do të çonte në përmbushjen të kushteve tona, të cilat i kemi theksuar disa herë deri më tani.

Kërkojmë nga Prishtina që sa më parë të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme lokale për kryetarë dhe këshilltarë në të katër komunat në veri të Kosovës dhe Metohisë”, tha Rakiç.

Ai theksoi se me tërheqjen nga institucionet ia dolën të devijojnë dëshirën e opinionit botëror se Kosova nuk është çështje e zgjidhur, se populli serb po vuan dhe se është e nevojshme të formohet Asociacioni i Komunave Serbe.

“Kurti në veri po persekuton popullin tonë dhe po na rrëmben tokën nën petkun e shpronësimit. Nën maskën e luftimit të krimit, dërgon forca speciale që të pushkatojnë dhe arrestojnë njerëzit tanë dhe t’i çojnë në kazamatët e Prishtinës”, tha Rakiç

Kujtojmë se Lista Serbe ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës më 4 prill, derisa të formohet Asociacioni i Komunave Serbe dhe të tërhiqet Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitë speciale.

Ato zgjedhje, të cilat u njohën nga bashkësia ndërkombëtare, edhe pse pjesëmarrja ishte rreth 3 për qind, ndodhën sepse më parë kryetarët dhe këshilltarët serbë dhanë dorëheqje dhe policët u larguan nga PK.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u bëri thirrje serbëve nga veriu i Kosovës që të dalin me një iniciativë për zgjedhje sa më shpejt, “për të arritur në levat bazë të pushtetit” në veri të Kosovës.