Të paktën 300 izraelitë janë vrarë dhe dhjetëra janë rrëmbyer në sulmin që ndodhi nga militantët palestinezë të shtunën, ka bërë të ditur Ambasada e Izraelit në Turqi, duke cituar deklaratat e Ministrisë së Shëndetësisë të Izraelit, raporton BBC.
Rreth 2000 persona po trajtohen në spitale në jug të Izraelit, 19 prej tyre në gjendje të rëndë.
Në total 313 palestinezë janë vrarë e afro 2000 janë lënduar në sulmet ajrore izraelite në Gaza.
Ndërkohë autoritetet e Izraelit kanë bërë të ditur se janë vrarë edhe qindra palestinezë të armatosur që ishin futur në territorin izraelit. Po ashtu nga Ushtria e izraelit është thënë se dhjetëra palestinezë janë burgosur.
Izraeli më herët tha se po merret me militantë në tetë lokacione.