MENU
klinika

Aksident i rëndë në Maliq

Makina përplas për vdekje 14-vjeçaren

31.10.2023 - 12:52

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Maliq.

Pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, një mjet ka përplasur një këmbësore të mitur, 14-vjeç, e cila ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë
Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.