MENU
klinika

Një tjetër rekord?

Margot Robbie dhe Ryan Gosling ribashkohen në një film të dytë

13.10.2023 - 13:27

Dy aktorët protagonistë të filmit të famshëm “Barbie” që theu çdo rekord pritshmërie, do të ribashkohen edhe një herë në një tjetër film: prequel-in e “Ocean’s 11” (një histori ose film që përmban ngjarje që paraprijnë ato të një vepre ekzistuese).

“Nuk mund të them shumë”, tha producenti Josey McNamara për revistën Variety. “Por ne thjesht po përpiqemi ta rregullojmë këtë ekskluzivitet të filmit.”

Pas “Barbie”, ky do të jetë projekti i radhës që dy aktorët e njohur bëjnë bashkë, ndërsa më parë në filmin “Ocean’s 8” kanë interpretuar aktoret Sandra Bullock, Cate Blanchett dhe këngëtarja Rihanna.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A funksionon vërtetë ky trajtim estetik?

“Barbie Botox” është fiksimi më i ri i TikTok-ut

Shkak bëhet pamja e hartës

Filmi Barbie u ndalua në disa vende