MENU
klinika

Braktisen shkencat ekzakte, zero regjistrime për greqisht e rusisht

Mbyllet raundi i fundit i regjistrimeve në universitet, 500 studentë më pak këtë vit!

19.10.2023 - 18:30

– Universitetet shqiptare nuk presin më regjistrime, pasi është mbyllur dhe raundi I fundit i regjistrimeve. 500 studentë më pak se një vit më pare janë ulur në auditorët e universiteteve. Ky vit akademik uli në auditorët e universiteteve 21300 studentë. Sa i takon Universitetit të Tiranës në degën e Fizikës zyrtarisht për këtë vit akademik ka vetëm 8 studentë të regjistruar, në Kimi 5, në gjuhën spanjolle 4 regjistrime, në gjuhën greke e ruse asnjë të regjistruar dhe dega e filozofisë ka vetëm 5 studentë.

Politekniku ka 4 degë në të cilat numri i regjistrimeve nuk arrin as atë më minimalin prej 10 studentësh. Dega burime minerare ka 5 studentë, Gjeologjia 8, Gjeomjedisi 9, Inxhinieri Fizike 8 të regjistruar dhe Inxhinieri- Matematikë 9 studentë.

Ky vit akademik në Universitetin Bujqësor ka tërhequr më shumë studentë. Vetëm në programet Bioteknologji-zooveterinari dhe në degën Agromekanizëm ka zero student.

Ndërsa në Universitetin e Mjekësisë të gjitha kuotat janë ezauruar. Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj tregon se sa i takon universiteteve të rretheve programet me më pak interes janë programet duale ku dy programe të ndryshme mund të jenë kombinuar në një program të vetëm.

 “Programet duale që kanë pasur kombinime , degë arsimi , degë gjuhësie ose gjuhë  të huaja ose dhe Shkenca ekzakte.Këto kanë qenë problematike , degët që kanë qenë kombinime të programeve të ndryshme.”