MENU
klinika

“Kanë kaluar 15 vite nga Gërdeci”

Mediu “ndërpret” emisionin: “Trupa gjykuese” po kundërshton ligjin

04.10.2023 - 22:30

Fatmir Mediu duket se po e ndjen frikën e prangave për tragjedinë e Gërdecat. Sot në emisionin “Open” po diskutohej për hetimet e SPAK dhe Mediu hyri me urgjencë Live duke tentuar të justifikojë 26 vrasjet.

Mediu nisi komunikimin duke përshëndetur “trupin gjykues” në studio, të cilët sipas tij janë duke diskutuar diçka në kundërshtim me ligjin, pasi sipas tij parashkrimi i veprës penale të shpërdorimit të detyrës është 10 vjet, ndërsa nga shpërthimi i Gërdecit kanë kaluar 15 vjet.

Ai shtoi se nuk e ka penguar në asnjë moment hetimin dhe pas vitit 2008 nuk ka pasur imunitet për të penguar hetimin e prokurorisë asokohe.

“Mirëmbrëma dhe trupit gjykues që keni aty. Këshillat dikur kanë qenë në lagje dhe tani bëhen në media. Çdo gjë që po diskutohet është në kundërshtim flagrant të ligjit. Parashkrimi i veprës penale të shpërdorimit të detyrës është 10 vjet.

Nga Gërdeci kanë kaluar 15 vjet. Sipas Kushtetutës organi ligjbërës është parlamenti. Gjykata duhet t’i drejtohet parlamentit. Nuk ka vetëm një vendim pushimi në 2009, por edhe në 2015 dhe 2018.

Kush e ka penguar hetimin? Pas vitit 2008 nuk kam pasur imunitet. Kush e pengoi hetimin e prokurorisë. Pse hapet pasi është parashkruar çështja?

E dini që Fatmir Mediu dy herë i kanë bërë hetim pasuror dhe nuk kanë gjetur një element të abuzimit financiar? Kanë hetuar edhe për raste të shëndetit familjar në gjithë botën dhe nuk kanë gjetur një element abuzimi financiar.

Ligji për prokurimet publike e përjashton ministrinë e mbrojtjes. Shitja e municioneve nuk bëhet me ankand. Ministri i Financave ka votuar asokohe. Nëse mendon se ministri ecën me mendjen tënde… Nuk e kam penguar hetimin ndaj meje dhe nuk kam pasur asnjë pushtet të tillë. Kjo është për të ndërtuar një proces gjueti shtrigash”, u shpreh Mediu.