MENU
klinika

"Një gjë që unë e dënoj shumë personalisht"

Mes lotëve, Vivien tregon arsyen e vërtetë të ndarjes nga Getinjo!

09.10.2023 - 08:48

Jo u ndanë, jo janë bashkë! Marrëdhënia e Vivien dhe Getinjos ka qenë ndër më të komentuarat. Së fundmi e ftuar në “Mos i bjer me top” Vivien ka rrëfyer për herë të parë arsyen e ndarjes nga reperi.

Sipas saj marrëdhënien e tyre e shkatërroi vesi i Getinjos për bixhozin.

“Jam ndarë me Getin jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose të një tradhtie. Një arsye që kishte kohë që ishte pjesë, ishte një gabim ose një fiksim i tij me një gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë lojrat e fatit edhe që shkatërron çdo familje. Çdo lidhje, çdo marrëdhënie që një njeri mund të ketë me tjetrin.
Është shumë keq kur një marrëdhënie përfundon për gjëra që nuk kanë lidhje me çiftin. Por kur gjërat i ndërpret një ves kaq i ndyrë, bixhozi është shumë keq.

Unë jam munduar shumë edhe familja e tij është munduar edhe ai vetë është i vetëdijshëm, por mjafton shumë pak që njeriu të rrëshkasë. Është gjynah se është në kulmin e jetës,”-përfundoi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç’ndodhi mes tyre gjatë festës së ditëlindjes?

Arsyeja e vërtetë e ndarjes së Getinjos dhe Vivien!