MENU
klinika

Kuvendi mban seancë të posaçme për Presidentin kroat

Milanoviç: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

18.10.2023 - 17:11

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi seancën e posaçme për Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili ka ardhur në Shqipëri në kuadër të një vizite zyrtare.

Më herët, Milanoviç ka zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj, i cili zhvilloi një konferencë të përbashkët për mediat.

Në seancën e sotme ai tha se Shqipëria dhe Kroacia ndajnë lidhje të shumta historike mes tyre, ndërsa shprehu falënderimet për pritjen.

Në fjalën e tij në Kuvend, Milatoviç u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të shkëlqyera se kurrë e se Kroacia do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit të saj në BE.

Milatoviç tha gjithashtu se përgëzon Shqipërinë për përparimin e madh dhe shpreson që ky progres të vlerësohet nga Brukseli dhe institucionet e BE-së.

“Kam nderin që jam sot këtu në Tiranë m rastin e vizitës sime shtetërore.

Ju falenderoj për mikpritjen tuaj të ngrohtë, ne vendin tuaj të mrekullueshëm. Dy vendet tona mike dhe alete ndajnë lidhje kulturore, historike, gjeografike dhe politikë. Miqësia jonë daton shamë larg dhe marrëdhëniet e ngushta u konfirmuan kur ishte mëse e nevojshme gjatë mbrojtjes së luftës për pavarësi në Kroaci. Shqiptarë të shumtë u angazhuan aso kohe dhe për këtë jemi shumë mirënjohës. Minoranca shqiptarë në vendin tonë, janë shumë aktive, janë urë mes nesh, janë shembull i shkëlqyer sesi mund të shërbejë si urë mes dy vendeve një minoritet.

Kroacia dhe Shqipëria kanë forcuar marrëdhëniet e tyre shumë më tepër se kurrë. Jemi më tepër të lidhur edhe prej aleancës në NATO, marrëdhënia jonë është e shkëlqyer. Ky bashkëpunim ndërlidhet në fushë fusha, sidomos ekonomik sepse është rritur me 60% shkëmbimi tregtar. Më gëzon fakti që kemi turistë shqiptarë.

Natyrisht që njohjen e Kosovës është një ndër gjërat që themi më së tepërmi. Në forume bilaterale dhe multilaterale e cilësojmë të padrejtë dhe të paqëndrueshme që Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në 2009 dhe që prej atëherë janë shumë mbrapa lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

E përgëzoj Shqipërinë për përparimin e madh dhe shpresoj që ky progres të vlerësohet. Kroacia do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht Shqipërinë në integrimin në BE si politikisht ashtu edhe nga ana teknike”, tha Milanoviç.