MENU
klinika

Fushë Krujë

Municion luftarak në banesë, arrestohet 49-vjeçari

10.10.2023 - 11:43

Një 49-vjeçar nga fshati Bubq i Fushë Krujës është venë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi këta të fundit i gjetën një armë zjarri, municion luftarak, një përforcues grushti dhe dy mjete prerëse në banesë.

Në pranga ka rënë  A. Xh., 49 vjeç, banues në Bubq, Fushë Krujë.

“Gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak, një përforcues grushti dhe dy mjete prerëse”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.