MENU
klinika

"Vijoj të bëj punën time"

Ndarja nga bashkëshorti pas 10 vitesh martesë, Meloni ‘përplaset’ me gazetarët

21.10.2023 - 19:25

“Jam mirë, jam shumë mirë, vijoj të bëj punën time si gjithmonë.”

Kështu ka deklaruar kryeministrja italiane Giorgia Meloni teksa u përgjigjej pyetjeve të bëra nga gazetarët pas ndarjes me ish-bashkëshortin, Andrea Giambruno.

Atyre që e pyetën për “pjesën politike” të postimit të saj në Facebook të premten në të cilën ajo njoftoi ndarjen, kryeministrja u përgjigj: “Nuk ka asnjë pjesë politike, nuk e di se çfarë nuk është e qartë për faktin që nuk dua të flas më për këtë”.

Kujtojmë se kryeministrja e Italisë njoftoi një ditë më parë, me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, se i kishte dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me bashkëshortin Andrea Giambruno.

Teksa njoftonte ndarjen, Meloni shtoi se miqësinë me ish-bashkëshortin do ta ruajë për hir të vajzës së tyre 7-vjeçare.
Kryeministrja italiane dha një mesazh edhe për kundërshtarët politikë që e përdorën jetën e saj personale për ta goditur.

“Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur përmes jetës personale, duhet ta dinë se sado që pika e ujit të shpresojë të shkatërrojë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë”.