“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Në cilën moshë mund të bëhet operacioni plastik i hundës?
Mjeku: Korrigjimi i perdes së hundës, i anës funksionale të saj, bëhet kur kalon moshën 16, 17 vjeç. Ndërsa rinoplastika, korrigjimi i defektit të jashtëm të hundës, nuk mund të bëhet pa kaluar mosha 18 vjeç për vajzat dhe 19 për djemtë, pasi supozohet që vajzat rriten më shpejt. Mosha ideale do të ishte rreth 20, 21 vjeç, pra është mosha kur mbaron rritja e kockave nazale.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.