21.10.2023 - 09:21
Deputeti, Saimir Korreshi e mbyll përfundimisht rrugëtimin e tij në “Dancing With The Stars”. Deputetin opozitar nuk e shpëtuan dot as votat e publikut dhe as hudhra në xhep “për syrin e keq”, pas pikëve të ulëta që i dha juria për performancën e tij në natën e filmit në “Dancing With The Stars”. Korreshi performoi me kolonën zanore nga filmi “Mbreti luan”.
Por edhe fati nuk i ka buzëqeshur që në fillim në skenën e DWTS, pasi javën e kaluar ai nuk performoi pas një “aksidenti” gjatë performancës në natën e parë të spektaklit të kërcimit.
“Pardje më përzunë nga Parlamenti sonte nga “Dancing With The Stars”, tha ai duke e pritur me batuta dhe sportivitet skualifikimin.