MENU
klinika

Sulmet nga Palestina

Netanyahu i drejtohet kombit: Jemi në luftë! Armiku do të paguajë një çmim që nuk e ka njohur kurrë

07.10.2023 - 12:20

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është drejtuar kombit me një video-mesazh në një nga sheshet qendrore të Izraelit. Ai ka deklaruar se zyrtarisht vendi është në luftë, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një operacion special, por për luftë.

“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë, jo në një operacion, jo në një përshkallëzim, një luftë. Këtë mëngjes Hamasi filloi një sulm të papritur vrastar kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij”, është shprehur Netanyahu.

Ai ka treguar se ka mbledhur Komitetin e Sigurisë së Izraelit dhe ka urdhëruar që të gjithë terroristët që kanë thyer kufirin në orët e para të mëngjesit, “të pastrohen”.

“Mblodha krerët e sistemit të sigurisë, para së gjithash porosita që të pastrohen vendbanimet nga terroristët që kishin depërtuar – ky operacion po kryhet në këto orë. Në të njëjtën kohë, urdhërova një mobilizim të gjerë rezervë dhe një luftë hakmarrëse me një forcë dhe shtrirje që armiku nuk e kishte njohur kurrë”, vijoi kryeministri izraelit.

Benjamin Netanyahu u kërkoi qytetarëve që t’u binden udhëzimeve të ushtrisë, për të qëndruar në vende të sigurta pasi terroristët e Hamasit kanë depërtuar në rrugët e qyteteve dhe po qëllojnë me armë mbi kalimtarë të pafajshëm.

“Armiku do të paguajë një çmim që nuk e ka njohur kurrë. Ndërkohë, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Izraelit që t’u binden me përpikëri udhëzimeve të ushtrisë dhe udhëzimeve të Komandës së Brendshme”, tha ai, duke u kujdesur dhe njëherë të theksonte “Ne jemi në një luftë dhe do ta fitojmë atë.”

Pamje apokaliptike nga luftimet qe kane nisur ne Izrael
Pamje apokaliptike nga luftimet qe kane nisur ne Izrael

Militantët nga Hamasi hynë në Izrael nga Gaza, nga toka, deti dhe nga ajri duke përdorur parashutat e motorizuara, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkoloneli Richard Hecht në një konferencë të shtunën. Hecht tha se luftimet në terren po zhvillohen në vendet e mëposhtme: Kalimi Erez, Nahal Oz, Magen, Kibbutz Beeri, Baza e Ushtrisë Rehim, Baza e ushtrisë Ziikim dhe Kfar Azz.

TV Hamas thotë se janë lëshuar edhe 2000 raketa të tjera, përveç 5000 që deklaroi kryekomandanti i Hamasit në fillim të këtij operacioni. BBC dhe korrespondentët e saj nga zona e konfliktit raportojnë se bëhet fjalë për dy orë e gjysmë gjuajtje pa pushim.