MENU
klinika

Revista e udhëtimit publikon listën

Nga Siena në Dublin, këta janë qytetet më miqësore në Evropë!

26.10.2023 - 09:25

Shumë faktorë duhet të bashkohen në vlerësimin e një qyteti: historia e tij, arkitektura me famë botërore, si dhe konsiderata më bashkëkohore, siç është oferta gastronomike. Megjithatë, si me çdo gjë, janë njerëzit që mund ta ngrenë një vend dhe qytetet evropiane janë shtëpia e disa prej banorëve më miqësorë në mbarë botën.

Revista e udhëtimit Conde Nast Traveler ka publikuar një listë të qyteteve evropiane me banorët më miqësorë sipas një sondazhi për vitin 2023.

Vendin e parë e ka zënë qyteti italian i Sienas. Vendasit, natyrisht, janë të njohur për mirëpritjen e tyre të ngrohtë.

Pozitën e dytë dhe të tretë e zënë qytetet irlandeze, Cork dhe Dublin, ndërsa në vendin e katërt të kësaj liste është Helsinki i Finlandës.

Dy qytetet spanjolle, Malaga dhe San Sebastian, zunë vendin e gjashtë, respektivisht të shtatë. Dubrovniku, Bukureshti dhe Lubjana, mbyllin top-10.