Pak ditë më parë, reperi Noizy festoi ditëlindjen dhe urimet më të bukura I mori nga miqtë e tij. Por askund nuk e pamë, të Ylli Limanit me të cilin reperi ruante një raport miqësor mjaft të ngushtë.
Kaq mjaftoi, që të mendonim se ky raport ishte krisur. Megjithatë, duket se me veprimin e fundit reperi i ka vënë ‘pikat mb i’, për miqësinë me Ylli-n. Këngën e fundit të publikuar nga Ylli pasditen e sotme, një pjesë e të cilës edhe në rrjete sociale, Noizy e ka ‘duartrokitur’.
Mungesa e urimit të Yll Limanit për ditëlindjen e Noizy-t ngriti dyshime se miqësia mes tyre ishte krisur. Megjithatë duket se gjërat janë vënë në ‘vijë’ me komentin që reperi la sot për mikun e tij në këngën e tij të re.