MENU
klinika

Risitë

OnePlus Watch 2 pritet të dalë në treg vitin e ardhshëm!

11.10.2023 - 08:48

OnePlus lançoi orën e saj të parë inteligjente, të quajtur OnePlus Watch, në mars 2021. Kompania nuk e shet më OnePlus Watch përmes faqes së saj zyrtare, por ka raportime se marka do të lançojë pasardhësin e saj vitin e ardhshëm.

Raporti vjen nga Max Jambor, i cili pretendoi se OnePlus Watch 2 do të lançohet në vitin 2024 me një dizajn në formë të rrumbullakët. Jambor gjithashtu pretendoi se Watch 2 do të jetë më i mirë, gjë që nuk është aspak lajm pasi kjo është ajo që pritet nga modelet më të reja.