MENU
klinika

Sulmi në Banjskë

Opozita serbe letër Borrellit: Të sanksionohet Vuçiç, jo Serbia

11.10.2023 - 11:56

Një pjesë e përfaqësuesve të opozitës në Serbi i kanë shkruar një letër Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, ku e informojnë se ngjarjet e fundit në fshatin Banjskë të Kosovës kanë shqetësuar thellësisht qytetarët e Serbisë dhe se ato mund të kenë pasoja më të gjera.

Ata shkruajnë se gjendja e sigurisë është përkeqësuar seriozisht dhe se është patjetër e nevojshme përfshirja e ndërkombëtarëve në Kosovë, përfshirë ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përpjekjet e të cilit i mirëpresin, por ata thonë se kanë dëshmuar se janë të pamjaftueshme deri tani.

Ata theksojnë se populli serb në Kosovë u gjend mes Listës së Kriminalizuar dhe autoritare Serbe dhe Albin Kurtit. Më tej opozita serbe shpreh shqetësimin për mundësinë e vendosjes së masave kundër Serbisë.

“Dëshirojmë të theksojmë se ne, si opozitë demokratike në Serbi, jemi thellësisht kundër kësaj. Çdo veprim armiqësor që prek Serbinë dhe popullsinë e saj vetëm sa do të rrezikonte më tej vendin tonë dhe rajonin, do të forconte euroskepticizmin ekzistues dhe narrativën e rrezikshme nacionaliste dhe do ta kthente Serbinë në vitet ’90,” thuhet në letër.

Në vend të ndëshkimit të qytetarëve të Serbisë, opozitarët shprehen se duhet të vendosen masa politike dhe personale ndaj Aleksandër Vuçiç dhe aleatëve të tij më të afërt politikë.

“Nga ana tjetër, përgjegjësia politike dhe personale e Aleksandër Vuçiç-it për situatën aktuale është e dukshme. Prandaj, ndaj tij dhe ndaj aleatëve të tij më të afërt politikë duhet të vendoset çdo masë e mundshme. Prej kohësh kemi theksuar se Vuçiç nuk duhet të gjenerojë mbështetje ndërkombëtare si bashkëbisedues ekskluziv, ndër të tjera, për shkak të shtypjes së demokracisë, të drejtave të njeriut, kushteve zgjedhore dhe abuzimeve mediatike në Serbi.”, shkruhet më tej. Ata theksojnë se Vuçiç është pjesë e problemit, jo zgjidhja e situatës aktuale si në Serbi ashtu edhe më gjerë.

Letra është nënshkruar nga Zoran Lutovaç – Partia Demokratike, Miroslav Aleksiç – Lëvizja Popullore e Serbisë, Pavle Grboviç – Lëvizja e Qytetarëve të Lirë, Zdravko Ponosh – Qendra e Serbisë – Srce, Dragan Gjilas – Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, Nebojsha Zelenoviç – Së bashku Lazoviç – Fronti i Majtë i Gjelbër/Beogradin nuk po e mbytim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kurti për sulmin në Veri: Skenar për gjakderdhje

“Serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutela e Beogradit”

Viktor Orban, kamerdarja e shpëtimit për Vuçiç

Hungaria gati të bllokojë sanksionet e BE ndaj Serbisë


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!