MENU
klinika

Intervista për CNN

Osmani: Kosova po sulmohet, Serbia nuk e ka reduktuar ushtrinë në kufi

03.10.2023 - 20:22

Presidentja kosovare, Vjosa Osmani ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se Kosova është nën sulm.

Në një intervistë për CNN, Osmani deklaroi se Kosova është nën sulmin e serbëve. Kjo vjen pas ngjarjes sulmit terrorist në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.

Gjithashtu, ajo ka bërë me dije se aleatët ndërkombëtarë nuk e kanë konfirmuar reduktimin e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën.

“Këtë informacion nuk e kanë konfirmuar aleatet tanë ndërkombëtar”, tha Osmani për CNN.

Më tej, ajo ka shtuar se në ditët në vijim do të publikohen dëshmi të reja që presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dorë në sulmin në Manastir pasi ka dhënë urdhra. Gjithashtu, Osmani thotë se lidhjen Radoçiç-Vuçiç e shohim në takime të ndryshme kur ata ishin sëbashku.

“Ka pasur video të qarta se si grupi i Radioçiqit ushtrohet ne shtetin serb. Gjithashtu edhe armët qe i kemi kapur, ato nuk janë të njerëzve të rëndomte. Lidhjen e Radoiçiq me Vuqiqin e shohim edhe ne takime të ndryshme kur ishin bashkë.

Në në ditët në vijim do të publikojmë dëshmi të reja që Vuçiq është pas kësaj dhe ka dhënë urdhra. Në fillim kishte një kampanjë të fuqishme të agresionit para se sulmi të ndodh”, u shpreh kreu i shtetit të Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Drejtoi grupin e terroristëve në Banjskë

Nënkryetar i Listës Serbe/ Jep dorëheqjen Radojiçiç

U vra në krye të detyrës nga kriminelët serbë

Përcillet për në banesën e fundit efektivi Afrim Bunjaku