MENU
klinika

Kreshnik Spahiu: Një shtet artificial...

“Palestinezët s’e njohin Kosovën sepse e quajnë krijesë të SHBA”

12.10.2023 - 19:51

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Eurnews Albania se Palestina nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, pasi sipas tyre ajo është një vend i prodhuar nga Amerika.

Ai tha gjithashtu se Palestina pretendon se ne jemi një popullsi sa ata dhe kemi dy shtete, ndërsa ata kanë po aq banorë sa ne dhe nuk kanë asnjë shtet.

“Ata nuk e njohin shtetin e Kosovës pasi të gjithë palestinezët kanë bindjen se Kosova është pjellë e shteteve të bashkuara të Amerikës. Sipas tyre është një shtet artificial i krijuar nga Amerika e duke qenë se Amerika ka mbështetur popullin e Kosovës, mjafton ky fakt që ata të jenë kundër Kosovës.

Nga ana tjetër ata kanë një argument të papërshtatshëm dhe armiqësor ndaj nesh. ata pretendojnë se në Kosovë dhe në Shqipëri ka një popullsi sa e tyre dhe kemi dy shtete të pavarura kurse ata me një popullsi 2.5 milionë banorë, nuk kanë asnjë shtet”,-tha Spahiu.