Kreu i shoqatës së ndërtuesve, Erjon Harizi tha në “Now me Erla Mëhillin” se apartamentet në Tiranë do të shiten 15 mijë euro më shumë se çmimi aktual.
Sipas tij një apartament që më parë është shitur me 800 euro metri tashmë kushton 1200 euro me çmim reference.
“Nëse një apartament deri dje në rrugën Don Bosko kushtonte 800-1000 euro metri katror, sot është 1200 euro referenca. Kjo është ajo që sot rëndon ndërtuesin, por dhe qytetarin me kosto. 15 mijë euro për një apartament është e barabartë sa 100 vjet taksë prone. Pra, mos ta fokusojmë çmimin e referencës me taksën me 0.2% të taksës së pronës,” – u shpreh Harizi.
Sipas tij çfarë paguhet aktualisht rëndon 30-40 euro në vit dhe nuk është shumë kur mendon që do paguash 15 mijë euro më tepër.