MENU
klinika

Pranoi sulmin në Veri të Kosovës

Pse Radoiçiç u lirua 24 orë pas arrestimit?

07.10.2023 - 12:17

Milan Radoiçiç, serbi që organizoi dhe ishte pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë, u lirua me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd.

ADVERTISING

PAMFLETI
Aplikacioni i ri. Shkarkoje tani!
I vlefshëm për Android & iOS.

Radoiçiç mori përgjegjësinë për organizimin e sulmeve në veri të Kosovës, ku mbeti i vdekur një polic dhe tre terroristë.

Siç thuhet në procesverbalin e seancës, Radoiçiç ka pranuar veprën penale te prodhimit, mbajtjes dhe trafikimit pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese, dhe veprën penale te pjesëmarrjes në grupin që kreu sulmin ne Banjskë në Veri të Kosovës (vepër që lidhet me vdekjen e një ose më shumë personave).

Megjithatë, Radoiçiç nuk akuzohet për veprën penale të vrasjes së rëndë, i cili parashikon 10 vjet deri në dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

Pikërisht për faktin se ai ka pranuar veprat penale për të cilat akuzohet, Gjykata e Lartë në Beograd ka vendosur ta lirojë, duke e argumentuar se nuk ka arsye për të caktuar masën e paraburgimit.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”.

Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, e mori përgjegjësinë për sulmin rreth pesë ditë më vonë.

Më 3 tetor, Radoiçiçi u arrestua, u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë.

Megjithatë, ai u lirua një ditë më vonë pasi gjykatësi refuzoi ta paraburgoste. Në ankesën e 5 tetorit, Prokuroria më e lartë serbe kërkoi ndryshimin e vendimit dhe paraburgimin e Radoiçiqit, sipas televizionit serb N1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bërnabiç: Kërkojmë drejtësi!

“Nuk e vranë serbët Ivanoviçin”