MENU
klinika

Takim me Osmanin dhe Kurtin

Presidentja e Komisionit Europian viziton të hënën Kosovën

27.10.2023 - 14:02

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, të hënën vizitojë Kosovën.

Ajo do të qëndrojë në Kosovë në kuadër të një vizite katërditore në rajon, ku do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Vizita e saj e planifikuar në rajon është publikuar në kalendarin e ngjarjeve në faqen e Komisionit Evropian.

Sipas këtij kalendari ajo në Prishtinë do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë vizitës së saj raportohet se ajo do të flasë me liderët e rajonit për procesin e zgjerimit të BE-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e presidentit të KiE-së: Përgatituni për 2030-shin

“Vendet e Ballkanit mos të hamendësojnë për anëtarësimin në BE!”