MENU
klinika

Çfarë pritet të ndodhë nga dita e nesërme

Pritet përkeqësim i motit në bregdet

18.10.2023 - 14:03

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi për përkeqësim të motit në bregdetin shqiptar në tri ditët në vijim. Në një njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, thuhet:

Sipas parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 19 – 22 tetor 2023, duke filluar nga ora 10:00 e datës 19 tetor 2023, do të kemi përkeqësim të motit. Era do të jetë me drejtimin jug- juglindje në forcën deri në forcën 7-8 bft me shpejtësi deri 30-35m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 m.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar do të jetë mbas orës 6:00 të datës 22 tetor 2023.