MENU
klinika

Dërgohet në spital

Protesta/ Banorit të Bërxullës i bie të fikët

10.10.2023 - 11:47

Protesta e sotme e banorëve të Bërxullës është shoqëruar me tensione. Një prej banorëve që doli në protestë kundër projektit ‘Thumanë-Kashar’, i ka rënë të fikët në mes të rrugës. Ndërkohë në vendngjarje nuk ka ambulancë. Ai po transportohet në spital me një automjet policie.

Banori u fut pa ndjenja në makinën e efektivëve dhe i shoqëruar nga një person tjetër që po merrte pjesë në protestë po dërgohet në spital.

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata paralajmërojnë bllokimin e rrugës që të çon drejt Rinasit, por kjo tentativë e tyre ka hasur në rezistencën e policisë.