“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Pse merret acid folik gjatë shtatzënisë?
Mjeku: Ofron mbrojtje kundër: Një gjendje shëndetësore e quajtur në gjuhën mjekësore “Spina bifida” te të sapolindurit nëse merret në fillim të shtatzënisë; disa lloje kanceri dhe anemisë.
Gjendet: Te perimet me gjethe jeshile, qitrot, fasulet, dhe drithërat e fortifikuar.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.