MENU
klinika

Skenarët e “makthit”

Putin mund të mos e kalojë vjeshtën, por çfarë e pret Rusinë?

24.10.2023 - 11:15

Nga Marsela Shytia

Nëse ka diçka për të cilën Vladimir Putin komentohet më shpesh, veçse luftës “së çmendur” të nisur në Ukrainë, është shëndeti i tij. Sipas mediave të huaja, dhe teorive konspirative, presidenti rus ironikisht, ka vdekur disa herë. Megjithatë, tani vdekja i është afruar më shumë se kurrë. Një arrest kardiak ka kërcënuar jetën e carit rus, duke nxitur shqetësime të thella në rrethin e tij të ngushtë, por edhe në Rusi, ku çuditërisht, por edhe jo, ka miliona njerëz që e adhurojnë dhe nuk e mendojnë vendin pa të në krye. Edhe këtë herë janë rikthyer diskutimet për skenarët e vdekjes së tij, zgjedhjes së “pasardhësit” si dhe të ardhmen e vendit që ai ka qeverisur për disa dekada. Po ashtu, është vënë në dyshim vërtetësia e lajmit që ka bërë xhiron e rrjetit në gjithë botën.

Arresti kardiak

Presidenti rus, Vladimir Putin raporotohet se ka pësuar një “arrest kardiak” në banesën e tij private në Moskë, mbrëmjen e së dielës rreth orës 21.00. Lajmi u publikua nga kanali Telegram General SVR, i cili citonte ish-gjeneralë rusë anonimë, nga shërbimi i inteligjencës së jashtme. Sipas kanalit, dy nga agjentët e sigurisë së Putinit, të cilët nxituan menjëherë pasi dëgjuan një zhurmë që vinte nga dhoma e gjumit e kreut të Kremlinit, e gjetën atë “të rrëzuar në dysheme” dhe menjëherë thirrën për ndihmë nga njerëzit e pranishëm në rezidencë. Sipas mediave, mjekët më pas e kishin “ringjallur” Putinin, pas diagnostikimit të arrestit kardiak. Presidenti më vonë ishte shtruar në dhomat e rezidencës, të pajisura për urgjenca mjekësore dhe kujdes intensiv. Tani gjendja e tij është stabilizuar dhe ai mbetet nën mbikëqyrjen e vazhdueshme mjekësore. Putin dyshohet se u gjet pranë shtratit dhe në një tavolinë të përmbysur me pije dhe ushqime. Teksa ka rënë, me siguri ka rrëzuar edhe tavolinën me pjatat, duke shkaktuar zhurmën që ka bërë që rojet të vijnë me vrap. “Në dysheme, Putini po dridhej, sytë e tij po rrotulloheshin”, raporton SVR.

Vladimir Putin pëson arrest kardiak, presidenti mund të mos e

Alarmi i mediave

Burimi i lajmit, përkon me gjeneralin SVR, një kanal që ka pak më shumë se 16 mijë ndjekës (kanalet pro luftës kanë qindra mijëra) dhe që në të kaluarën kishte shkruar disa herë lidhur me gjendjen e përkeqësuar shëndetësore të presidentit rus. I njëjti kanal shkruante se arresti kardiak do të kishte shkaktuar një alarm në rrethin e brendshëm të pushtetit të Kremlinit. Sipas tij, në Kremlin do të mbahen takime në orët e ardhshme për të diskutuar hapat e ardhshëm, në rast se Putin vdes. Sërish sipas këtij burimi, mjekët kanë thënë prej disa kohësh se kreu i Kremlinit nuk do ta kalojë vjeshtën. Kohët e fundit, siç thuhet, Putin ka marrë pjesë në të gjitha takimet zyrtare dhe publike. Sipas Adnkrono, pas lajmeve, një mbledhje e agjencisë shtetërore për emergjencat kombëtare në rrethin e Kievit, vendosi që të hetohet për informacione të mëtejshme.

Rusia pas Putinit

Opozita tenton të besojë se nëse Putini largohet, regjimi i tij do të marrë fund me të dhe do të ketë një shans për një “prespektivë të re”. Sido që të jetë, ka pasiguri se çfarë, dhe kush, do të vijë më pas. Kushtetuta e Rusisë nuk specifikon se çfarë ndodh nëse presidenti vdes gjatë kohës që është në detyrë, duke përmendur vetëm mundësinë e “arsyeve shëndetësore” që do të thotë se presidenti nuk mund të ushtrojë më kompetencat e tij ose të saj. Nëse një pasardhës njihet paraprakisht, elitat do të kenë më pak hapësirë për manovrim. Sa më shumë kohë të ketë, aq më i menaxhueshëm do të jetë transferimi i pushtetit.

Megjithatë, nëse Putini largohet nga posti i presidentit papritmas dhe pa pasur kohë për të përgatitur një pasardhës, gjithçka bëhet më e paparashikueshme. Nëse Putini do të largohej pa një pasardhës, ato do të bëheshin kanale për interesat e korporatave të mëdha, të shërbimeve të sigurisë, të udhëheqjes së Rusisë së Bashkuar dhe të bashkëpunëtorëve dhe miqve me ndikim të Putinit. Një luftë intensive për pushtet do të fillonte shpejt dhe pyetja kryesore do të ishte nëse elitat ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje për një pasardhës. Nëse do të lindte një konsensus apo jo, do të varej nga shumë faktorë por kryesisht nga gjendja e Putinizmit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata ‘bombë’ e ish-spiunit britanik

“Putin do të largohet nga pushteti brenda vitit…”