MENU
klinika

“Kurti nuk më lajmëroi që do të ishte në stadium”

Rama vijon kritikat: Çdo kthim pas është në dëm të Kosovës

19.10.2023 - 22:32

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me kritikat ndaj Albin Kurtit. Raport mes tyre duket qartë se janë ftohur ndjeshëm dhe kryeministri vijon t’i mëshojë idesë se Kosova del më e humbur nëse i bën bisht dialogut me Serbinë.

“Çdo kthim pas është në dëm të Kosovës. Nuk është në dëm të Serbisë”, tha Rama në “Opinion.

Nga na tjetër ai foli për herë të parë edhe për ngjarjen e shëmtuar në stadium, ku Rama dhe Kurti ishin në zona të ndara. Kryeministri u shpreh se Kurti dhe protokolli nuk e kishin informuar se do ishte aty.

“Kisha 3 vendet që kisha vetë. Mu nuk më informoi askush. Në boksin e veçantë ishte jo vetëm Albini, por dhe një pjesë e anëtarëve të qeveri së Kosovës dhe zv.kryeministri i Maqedonisë, ishte dhe zv/kryeministrja jonë. Unë kur shkojë në Kosovë i njoftoj të gjithë dhe kush më pret me pret, kush s’më pret s’më pret”, tha ai.

Duke u ndalur te deklarata e presidentit të Francës Macron për vizat e Kosovës, Rama tha se qeveria e Kosovës duhet të përfitojë nga javët në vijim.

Kreu i qeverisë zbuloi se për këtë çështje qeveria e Kosovës nuk i ka kërkuar mendim, ndërsa tha se vendimi i takon kryeministrit të Kosovës nëse duhet të vijojë me planin Franko-Gjerman apo të vijoj të kundërshtojë ndërkombëtarët.

Sipas Ramës, qeveria e Kosovës duhet bashkëpunojë më shumë me ndërkombëtarët dhe të plotësojë kushtet që ata kërkojnë.

“Shqetësuese është se profile publike dhe profile falso u hodhën kundër tij dhe kundër meje, sikur këtë e bëra unë. U them atyre që ta lexojnë mirë atë që ai tha se foli për disa javë në vijim dhe këto javë duhet të jenë kohë oportuniteti. Angazhimi i tyre dhe arsye pse gjithë ky reagim, që nuk është vetëm i Macron dhe i të gjithëve, negativ ka të bëjë me investimin te Kosova. Përsa kohë i kanë vënë Kosovës në tavolinë një plan që është njohja de facto e Kosvës nga Serbia, nuk e kuptoj këtë absurditet. Ata mendojnë që Kosova duhet të bëjë pjesën e saj dhe t’ua lëj atyre të merren me Serbinë, kjo është e gjitha. Pala më e interesuar për të dalë nga kjo situatë është Kosova. Në rast se do më kërkoje mendim, unë do e bëja… Nuk jam në pritje të kësaj kërkese dhe nuk më vjen keq pasi kjo është sovranitet i deleguar nga populli për kryeministrin e Kosovës. Kosova duhet të bëjë pjesën e vet. Kosova duhet të thotë, 1,2,3,4,5 dhe tani merruni me Serbinë. Lëruani në dorë atyre që u rrinë në kokë Kosovës dhe kjo që unë firmos dhe ai nuk firmos është dëmtuese për Kosovën. Plani Franko-Gjerman është ideale për Kosovën. Nëse ideale është që Serbia të shtrihet dhe të paguaj dëmshpërblimet kjo ekziston në një botë tjetër”, tha Rama