MENU
klinika

Alketa Vejsiu zbulon detajet

Rikthehet “X Factor Albania”!

12.10.2023 - 09:03

“X Factor Albania” do të rikthehet për të gjithë talentet e reja, pas ndërprerjes në edicionin e katërt. Lajmin e bëri të ditur moderatorja, Alketa Vejsiu, e cila ndau me ndjekësit një video përmbledhëse të talent show-t dhe në mbishkrim shkroi:

“Jemi shumë të lumtur që sjellim në ekran pas disa vitesh mungesë këtë platformë të jashtëzakonshme, që do të zbulojë talentet e reja në muzikë! Pas shumë vitesh mungesë në ekranet shqiptare të programeve ‘talent show’, po ju presim kudo ndodheni, që t’ju zbulojmë juve, super star-ët e rinj të muzikës dhe skenës shqiptare”.

Ajo vijoi:

“X Factor” është një produksion gjigant, një shkollë e vërtetë e muzikës dhe e televizionit. Talentet trajtohen në mënyrën më spektakolare dhe performojnë në finalet e ‘live show’ pranë idhujve të tyre, njerëz të afirmuar të skenës (referuar jurisë). “X Factor” është muzikë, gëzim, show, emocion, garë, energji, mundësi për të transformuar jetën përgjithmonë, garanci suksesi për karrierën tënde artistike; është ëndrra që bëhet realitet, “arratisje” nga jeta e zakonshme dhe integrim i menjëhershëm në jetën artistike! Kushdo që ka një ëndërr dhe do që bota ta njohë, e presim të vijë në audicionet e produksionit në shkollat e muzikës, në qytetet përkatëse.

Alketa ndau dhe përvojën e saj dhe emocionet e edicionit të parë, i cili nisi në vitin 2012: “Para 10 vitesh, që të sillja edicionin e parë të “X Factor” në Shqipëri, ishte një sfidë për mua personalisht. Pas, kisha forcën e @veragrabocka, me të cilën punoj dhe kam ndarë ëndrrat e një jete prej 24 vitesh”, duke vijuar se një brigadë e tërë njerëzish profesionistë qëndrojnë pas këtij formati.

Moderatorja tha se përtej argëtimit, formati ka një mision: T’u japë talenteve habitatin për të shpërthyer, emocionuar dhe frymëzuar publikun.

Nëse je i/e interesuar të bëhesh pjesë, këto janë audicionet:

– 19 tetor në Shkodër
– 20 tetor në Korçë
– 23 tetor në Vlorë
– 24 tetor në Durrës
– 25 tetor në Elbasan
– 26 tetor në Prishtinë
– 27 tetor në Shkup
– 31 tetor në Tiranë

Siç thotë edhe Alketa, paçi fatin e Dua Lipës dhe suksese!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Alketa Vejsiu nuk përmbahet: Je e freskët si limon

‘Plas’ dashuria mes VIP-ave shqiptarë