Kriza klimatike “kërcënon” birrën. Në Belgjikë gushtin e kaluar pati një “valë” të madhe shqetësimi, por tani një studim i ri ka hapur sërish këtë kapitull. Në terma të gjerë, ai argumenton se pija e preferuar do të bëhet më e shtrenjtë, por edhe shija e saj do të ndryshojë.
Ekspertët vërejnë se me ndryshimin e klimës, të mbjellat nuk japin rendiment si në të kaluarën dhe për rrjedhojë rënia sasiore dhe cilësore për shkak të periudhave të thatësirës që do të intensifikohen në Evropë, por edhe në botë do të sjellë rritje të çmimeve.
Vitet e fundit, kërkesa me cilësi të lartë është rritur për shkak të bumit të birrës artizanale. Por emetimet e gazit të ngrohjes globale e vënë industrinë në rrezik, zbuloi studimi.
Sipas hulumtimit, “në të gjithë Evropën vihet re një ulje e cilësisë dhe sasisë së përbërësit tradicional aromatik dhe për këtë kërkohen masa urgjente për përshtatjen e tij me tregun”, siç transmeton rrjeti televiziv amerikan ABC.
Studimi, i botuar në revistën Nature Communications, thotë se “të gjithë skenarët parashikonin një rënie të rendimentit të përbërësit tracional midis 12% dhe 35% gjatë periudhës 2021-2050 në të gjitha rajonet kryesore të rritjes së përbërësit tracional në Evropë“.
Britania do të jetë një nga vendet që do të “përjetojë” këto ndryshime, ndërsa rëniet më të forta në prodhimin e përbërësit tracional do të ndjehen në Slloveni, Portugali dhe Spanjë, thuhet në raport.