MENU
klinika

Me siguri askush nuk e kishte kërkuar...

Rrjeti social X me funksione të reja, mësojeni se për çfarë bëhet fjalë!

28.10.2023 - 08:39

Rrjeti social X i njohur dikur si Twitter, ka filluar të vendosë funksionin që me gjasë deri më tani askush nuk e kishte kërkuar. Fjala është për funksionin e audio dhe video-thirrjeve. Ky lajm nuk është ndonjë befasi e madhe pasi drejtoresha Linda Yaccarino, në gusht konfirmoi ardhjen e opsionit të ri. Ky është një hap drejt revolucionit të X me qëllim që të jetë një aplikacion për të gjithë, siç dëshiron pronari Elon Musk.

Pas hapjes së X-it, disa përdorues i pret mesazhi “Audio and Video calls are here!”, e disa përfshijnë edhe instruksionet për përdorimin e funksioneve të reja. Opsionet mund të gjenden në sektorin “settings” për mesazhe të drejtpërdrejta (Direct Message) dhe funksionet e reja mund edhe të fiken për përdoruesit që nuk duan t’i kenë në dispozicion audio dhe video-thirrjet.

Së fundmi Elon Musk ka theksuar se X mund të ndalojë së qeni i qasshëm në Evropë për të shmangur rregulloren e re të miratuar nga Komisioni Evropian. Kështu së paku shkruan Business Insider. Musk është bërë gjithnjë e më i frustruar me detyrimin për t’u pajtuar me Aktin e Shërbimeve Digjitale, tha një person i njohur me kompaninë. Sersoni shtoi se miliarderi Tesla, i cili bleu Twitter një vit më parë për 44 miliardë dollarë dhe e riemërtoi atë në X, kishte diskutuar thjesht për heqjen e disponueshmërisë së aplikacionit në rajon ose bllokimin e përdoruesve në Bashkimin Evropian nga qasja në të.