MENU
klinika

Automjetet në vështirësi qarkullimi

Rruga Maliq-Pogradec mbulohet nga mjegulla

24.10.2023 - 11:03

Një mjegull e dendur ka mbuluar aksin rrugor Maliq-Pogradec, çka ka krijuar dhe probleme në qarkullimin e automjeteve. Në një nga pjesët e aksit pranë njësive Dithas dhe Petrushë, është vënë re lëvizja më e vështirë.

Policia rrugore ka qenë e vendosur në disa pjesë të aksit, duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve reduktimin e shpejtësisë për të shmangur aksidentet në këtë situatë ku shikimi i rrugës është i kufizuar.