MENU
klinika

Hulumtimi i kompanisë analitike

Samsung “mund” Apple, kryeson sa i përket shitjeve!

24.10.2023 - 08:54

Hulumtimi i kompanisë analitike Counterpoint ka publikuar së fundmi një analizë të tregut për tremujorin e tretë, kur bëhet fjalë për shitjet e telefonave. Sipas raportit për periudhën korrik-shtator, dërgesa globale e telefonave shënoi një rënie prej 8% në tremujorin e përmendur, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Analiza e fundit e Counterpoint sugjeron se kërkesa më e dobët e konsumatorëve për telefona të rinj, është arsyeja kryesore për rënien e shitjeve. Nga ana tjetër, tregu shënoi një rritje më të vogël prej 2% krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, gjë që ndoshta është ndikuar nga shpallja e serisë të iPhone 15.

Samsung mbajti pozitën e saj udhëheqëse sa i përket shitjeve gjatë tremujorit të tretë dhe mban 20% të shitjeve totale. Pas gjigantit të Koresë së Jugut është Apple, që mban 16% të tregut nga shitjet dhe e treta është Xiaomi me 12%. Rikujtojmë, se seria e re e telefonit iPhone 15 Pro duket se ka vështirësi shtesë me cilësinë e produktit. Telefonat e rinj janë hasur me shumë probleme që kur dolën në treg, duke përfshirë problemet me integritetin strukturor të telefonave, si dhe problemet me veshjen prej titani në kutitë e telefonit, deri te mbinxehja e tyre.