MENU
klinika

Detaje

Sapo u kthye nga një vend i BE-së, ndalohet në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi

21.10.2023 - 19:46

Jamarbër Malltezi është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet.

Mësohet po ashtu se urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.

Ende nuk dihet arsyeja e ndalimit të tij, ndërsa detaje të reja pritet të dalin në vijim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"U premtova djemve të BKH-së që nuk do jap detaje"

4 orë në SPAK, flet Taulant Balla: U thirra si person që kam dijeni!