MENU
klinika

Forcimi i rolit

Sekretarja për gruan në PS fillon punën për riorganizimin e forumit

06.10.2023 - 19:45

Sekretarja për gruan në PS, znj. Evis Kushi ka filluar sot punën për riorganizimin e forumit të gruas socialiste.

Znj. Kushi ka ndarë në rrjete sociale disa momente nga ku u zhvillua një bashkëbisedim mbi platformën e veprimit për riorganizimin dhe forcimin e rolit të tyre brenda familjes sonë të madhe socialiste.

Postimi i plotë i znj.Kushi

Së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi, si dhe gra dhe vajza që drejtojnë Forumin e Gruas Socialiste 🌹 në të gjitha bashkitë e vendit, zhvilluam një bashkëbisedim mbi platformën e veprimit për riorganizimin dhe forcimin e rolit të tyre brenda familjes sonë të madhe socialiste.