MENU
klinika

"Serbia të mbajë përgjegjësi!"

SHBA kërkon ekstradimin e sulmuesve në Banjskë

24.10.2023 - 10:49

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wood deklaroi se “duhet të ketë përgjegjësi të plotë” në bazë të ligjit për personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Kosove.

“Personat që janë larguar për në një shtet të tretë duhet të ekstradohen dhe ndiqen penalisht”, tha përfaqësuesi i SHBA-së.

SHBA-ja tha se po punon nga afër me Bashkimin Evropian dhe partnerët e NATO-s për të ndihmuar që veriu i Kosovës – i banuar me shumicë serbe të jetë i qetë. Washingtoni u bëri thirrje palëve që të kthehen në dialog, të përgatitur “që të ndërmarrin hapa konkretë përpara”.-u shpreh Wood.

Është e rëndësishme që palët të bëjnë përparim në të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, tha ambasadori Wood.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-Presidenti: Vendet anëtare të BE-së të njohin Kosovën

“Serbia, e përfshirë kokë e këmbë në sulmin e Banjskës”

Sulmet në Veri ku u vra një polic

Albin Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë!

Presidenca e Kosovës i përgjigjet deklaratave të Ramës

“KFOR-i mbështet institucionet, nuk merr përsipër sigurinë në vend”

Vrasja nga terroristët serbë e policit në Veri

“BE e gatshme të konsiderojë masat ndëshkuese ndaj Serbisë”